Man City ndalet nga Tottenham, s'ka fitues në "dramën" e gjashtë golave
Manchester City nuk ka arritur të fitojë më shumë se një pikë në shtëpi ndaj Tottenhamit në kuadër të xhiros së 14-të në Premierligë.
“Qyetarët” dominuan shumicën e kohës, por që epilogu përfundimtar rezultoi të jetë 3:3 në “Etihad”.
Tottenham e nisi më mirë duke kaluar në epërsi pas vetëm gjashtë minutave me Heung-min Son që realizoi një gol solo, ku pasi pranoi një top në mesfushë dribloi deri te zona për të shënuar në fund.
Sidoqoftë, tre minuta më vonë Son ishte i pafat për të shënuar autogol në përpjekje për ta devijuar gjuajtjen e Alvarezit (9’).
Me një aksion të bukur, Phil Foden realizoi nga afërsia për ta përmbysur rezultatin (31’).
Tottenham sërish e nisi më mirë pjesën e dytë, duke barazuar prapë rezultatin – këtë herë me anë të Lo Celsos që realizoi nga distanca (69’).
Sidoqoftë, Man City s’u dorëzua ku përmes një kundërzbritje Haaland e gjeti për mrekulli Jack Grealish që vulosi fitoren nga afërsia (81’).
Megjithatë, kur askush nuk e priste Tottenham doli sërish në skenë për ta barazuar prapë rezultatin, këtë herë me anë të Dejan Kulusevskit që shënoi me kokë (90+2').
Man City tani renditet në pozitën e tretë me 30 pikë të mbledhura derisa Tottenham zë vendin e pestë me 27 sosh.