Man City me shumë mund mposht Crystal Palace - NACIONALE

Man City me shumë mund mposht Crystal Palace

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Manchester City ka shënuar fitore minimale në udhëtim te Crystal Palace, në kuadër të xhiros së 27-të në Premierligë.

"Qytetarët" dominuan gjatë tërë kohës duke pasur mbi 70 për qind të posedimit, por epilogu përfundimtar doli të jetë 0:1.

Man City nisi ta kërkojë golin qysh nga minuta e parë duke krijuar aksione të njëpasnjëshme, por që assesi t'i finalizonte.

Crystal Palace provoi vetëm me anë të disa kundërsulmeve, duke provuar përmes anësorëve mirëpo që dështuan.

Ishte sulmuesi Erling Haaland që shënoi golin e vetëm në ndeshje, atë nga pika e bardhë. Pas një ndërhyrje brenda zonës, arbitri akordoi 11-metërsh nga i cili i pagabueshëm ishte norvegjezi (78').

Ky gol rezultoi të jetë i mjaftueshëm për Man Cityn që tani ngrihen në pozitën e dytë në tabelë me 61 pikë, vetëm dy më pak se Arsenali që ka një ndeshje më pak të zhvilluar, derisa Crystal Palace renditët në pozitën e 12-të me 27 sosh.

Kjo njëkohësisht ishte ndeshja e fundit për "Qytetarët" në Premierligë para pushimit ndërkombëtarë, derisa Crystal Palace do të jetë mysafir i Brightonit, ndeshje që ishte shtyrë në xhiron e tetë.

Lajme të ngjashme