Man City i bën prioritet transferimet e Rodrygos dhe Wharton - NACIONALE

Man City i bën prioritet transferimet e Rodrygos dhe Wharton

1 vit më parë

nga NACIONALE

Manchester City po planifikon që në verë të nënshkruajë me yllin Real Madridit Rodrygo dhe mesfushorit të Crystal Palace Adam Wharton.

“Qytetarët” kanë pasur një afat mjaftë aktiv dimëror, ku shpenzuan 180 milionë funte për të sjellë Omar Marmoush, Abdoukodir Khusanov, Vitor Reis dhe Nico Gonzalez.

Megjithatë, City nuk do të ndalet më kaq, ngase dëshirojnë edhe disa transferime në verë, me Guardiolan që synon ta ndryshojë tërë skuadrën.

Sipas “Relevo”, Rodrygo dhe Wharton janë top prioritet e Guardiolas për ta përforcuar Cityn në verën e vitit 2025.

City ka interesim për Rodrygon që një kohë të gjatë, kurse do të tentojë në verë ta bind brazilianin që të largohet nga “Santiago Bernabeu” shkaku se nuk është më ndër lojtarët më të rëndësishëm.

24-vjeçari vlerësohet si pasuesi i Jack Grealish, me këtë të fundit që do të shitet në verë, derisa i duhet të garojë me Jeremy Dokun, futbollist të cilit mund t’ia zërë vendin shumë më lehtë në krahun e majtë, në krahasim me Vinicius Juniorin e Real Madridit.

Përpos Rodrygos, City kërkon përforcime edhe në mesfushë pasi lojtarët si Kevin de Bruyne e Ilkay Gundongan nuk po janë në gjendje që të luajnë ndeshjet e plota me intensitet të lartë shkaku i moshës.

Më i pëlqyeri është Wharton, të cilin e vlerësojnë si ndër lojtarët më të mirë të rinj në Premierligë, kurse do ta vëzhgojnë nga afër përparimin e këtij të fundit pas kthimit nga lëndimi.

Lajme të ngjashme