Man City gjen pasuesin e Cancelos, nis negociatat për transferimin e yllit të Aston Villas - NACIONALE

Man City gjen pasuesin e Cancelos, nis negociatat për transferimin e yllit të Aston Villas

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Manchester City ka nisur negociatat për të transferuar mbrojtësin e majtë të Aston Villas, Alex Moreno gjatë verës.

Spanjolli ka fituar vëmendjen e disa klubeve pasi arriti ta zërë vendin e titullarit te skuadra e Unai Emery, duke e lërë në stol Lucas Digne.

Me të ardhmen e Joao Cancelo që shihet larg “Etihad Stadium”, Man City ka vetëm Sergio Gomezin të regjistruar si mbrojtës i krahut të majtë, andaj synon ta ndryshojë këtë aspekt.

Sipas “Manchester Evening News”, trajneri Pep Guardiola është admirues i madh i Morenos dhe ka kërkuar nga klubi që të provojnë ta transferojnë në verë.

Aston Villa në anën tjetër është duke shpresuar ta mbajë dhe t’ia rinovojë kontratën, por interesimi i gjigantëve evropianë ka ndikuar që spanjolli ta konsiderojë të ardhmen.

Përpos Man Cityt, interesim për Morenon ka shprehur edhe Chelsea të cilët synojnë fillimisht shitjen e Marc Cucurella, gjë që s’do të jetë e lehtë.

Që kur iu bashkua klubit anglez në janar, Moreno ka regjistruar tre asistime dhe ndihmuar që ta mbajnë shtatë herë portën e paprekur me Aston Villan që po lufton për një pozitë në Evropë.

Kartoni i 29-vjeçarit vlen 20 milionë euro në “Transfermarkt”, derisa ka kontratë me Villan deri më 2026.

Lajme të ngjashme