Man City e United rivalizojnë Barcelonën për Frimpong
Manchester City e United i janë bashkuar garës me Barcelonën për të siguruar shërbimet e mbrojtësit Jeremie Frimpong.
Frimpong, që është prodhim i akademisë së Cityt është në vëmendjen e disa top klubeve evropiane pas shkëlqimit te Bayer Leverkuseni nën urdhrat e Xabi Alonsos, ku fituan titullin pa pësuar humbje.
Barcelona me trajnerin Hansi Flick që disa javë ka shprehur interesim, megjithatë tani gara është bërë më interesante ngase edhe dy gjigantët anglezë kanë shprehur dëshirë për ta pasur lojtarin në skuadër.
“90min” raporton se Frimpong është i hapur për t’u larguar nga Leverkuseni pas tre viteve në Gjermani, ndërsa i ka dhënë përparësi rikthimit në Premierligë.
Man City shihet si skuadra më favorite por që të gjitha bisedimet momentalisht kanë ngecur meqenëse 23-vjeçari është duke luajtur për Holandën në “Euro 2024”.
City e sheh Frimpong si zëvendësuesi i Kyle Walker, që po kërkohet me ngulm në Arabinë Saudite. 34-vjeçari gjithashtu nuk ka vendosur për të ardhmen shkaku që po përfaqëson Anglinë në të njëjtin Evropian.
Barcelona ndërkohë ka mbetur në këtë garë shkaku i situatës financiare dhe pa shitur ndonjë futbollist nuk mund të bëjnë asnjë lëvizje.
Përndryshe, Frimpong ka një klauzolë lirimi prej 40 milionë eurove që mund të aktivizohet vetëm në këtë afat kalimtar veror.