Man City e Chelsea vazhdojnë në rrethin tjetër të Kupës së Anglisë
Manchester City ka shënuar fitore të ngushtë ndaj Watfordit, derisa Chelsea e “demoloi” Barrowin për t’u kualifikuar në rrethin tjetër të Kupës së Anglisë (EFL Cup).
“Qytetarët” zhvilluan një tjetër paraqitje solide, duke e mbyllur me rezultat 2:1.
Jeremy Doku pas vetëm pesë minutave lojë e kaloi Cityn në epërsi pas asistimit të Jack Grealish.
Ishte Mattheus Nunes që pastaj e vulosi fitoren me një gol të bukur, pas asistimit të Lewisit (38’).
E tëra që bëri Watfordi ishte goli i nderit i realizuar nga Itce (85').
Ndërkohë, Chelsea është e treguar e pamëshirshme ndaj Barrow, duke fituar me rezultat të thellë 5:0.
Christopher Nkunku shënoi dy gola brenda shtatë minutave për t’i dhënë qetësinë vendasve (8’, 15’).
Situata veçse u përkeqësua kur Farman shënoi një autogol duke tentuar ta largojë topin nga rrjeta (28’).
Pedro Neto gjithashtu la gjurmë pasi shënoi një gol të bukur vetëm tre minuta pasi nisi pjesa e dytë (48’).
Kurse, fitoren njëkohësisht het-trikun e kompletoi Nkunku (75’).
Kësisoj, ashtu siç pritej dy favoritët avancojnë në rrethin tjetër ndërsa kundërshtarët do t’i mësojnë së shpejti.