Man City e bën prioritet yllin e Gironas
Manchester City është i gatshëm ta blejë sulmuesin e Gironas Savinho.
Braziliani i ri që është huazim te Girona nga Troyes, klube që drejtohen nga City Football Group ka mahnitur këtë sezon në La Liga.
Pas paraqitjeve të jashtëzakonshme, Barcelona, klubet gjermane si dhe disa të Premierligës kanë shprehur interesim.
Megjithatë, Man City duket që është duke prirë në garë dhe e ka bërë prioritet rikthimin e brazilianit. Gazetari Fabrizio Romano raporton se mund të bëhet një ofertë në vlerën e 30 milionë eurove.
“Manchester City po diskuton mundësinë për të blerë sërish Savinhon dhe po synon ta rikthejë në klub sezonin tjetër”.
“Premierliga dhe klubet e Bundesligas duan ta kontaktojnë City Group me propozime prej 30 milionë eurove”, shkroi ndër të tjera.
Ndërkohë, Romano konfirmoi se pavarësisht gjithçkaje Savinho do të qëndrojë te skuadra spanjolle deri në fundin e sezonit.
19-vjeçari që luan në pozitën e krahut të majtë ka bërë 18 paraqitje në La Liga, duke kontribuar me dy gola dhe pesë asistime, derisa ka shtuar edhe një tjetër në dy paraqitje.