Man City e bën prioritet Joshua Kimmichun për vitin 2024 - NACIONALE

Man City e bën prioritet Joshua Kimmichun për vitin 2024

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Manchester City ka interesim të madh për transferimin e mesfushorit Joshua Kimmich në verën e vitit 2024.

Gjermani së shpejti do të hyjë në 18 muajt e fundit të kontratës dhe ende nuk është e sigurt se do ta vazhdojë qëndrimin në “Allianz Arena”.

Man City shprehu interesim për lojtarin qysh në verë, kur Kimmich konsideroi largimin mirëpo Bayern Munich menjëherë e bëri të qartë se lojtari nuk është në shitje.

Sidoqoftë, 28-vjeçari ende s’është bindur për të rinovuar kontratën kësisoj Bayern Munich mund të detyrohet ta shesë në rast që nuk ndryshon mendje.

Kampioni i Anglisë ka interesim të madh për lojtarin, i cili ka punuar me Pep Guardiolan dhe tekniku katalunas e vlerëson atë si një ndër mesfushorët më të mirë në botë.

Ndër të tjera, gjermani ishte më të mirët gjatë përballjes së fundit ndërmjet dy klubeve ku City avancoi me rezultat të përgjithshëm 4:1.

Në mënyrë që të nënshkruajnë me lojtarin, “Qytetarët” do ta shesin edhe Kalvin Phillips, i cili mund të largohet në afatin dimëror pasi ka zhvilluar vetëm 167 minuta në të gjitha garat.

Phillips pritet t’i bashkohet ndonjë rivali, me Arsenalin dhe Liverpoolin që kanë shprehur interesim por s’ka asgjë serioze.

Lajme të ngjashme