Man City dhe Liverpool në garë për yllin e West Ham Unitedit - NACIONALE

Man City dhe Liverpool në garë për yllin e West Ham Unitedit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mbrojtësi i West Ham Unitedit Nayef Aguerd është në ‘radarin’ e Liverpoolit dhe Manchester Cityt.

Afati kalimtar tashmë është mbyllur, mirëpo dy gjigantët anglezë po tentojnë blerjen e yllit nga Maroku në verën e vitit 2024.

“The Sun” raporton se Liverpool është i gatshëm të krijojë një hapësirë për të blerë Aguerd, duke marrë parasysh se Virgil van Dijk dhe Joel Matip kanë hyrë në të 30-at derisa Joe Gomez ka dështuar ta fitojë vendin titullarë.

Ndërkohë, kampioni i Anglisë dëshiron të ketë edhe një tjetër rezervë në mbrojtje prandaj 27-vjeçari shihet si i duhuri për të luajtur në sistemin e Pep Guardiolas.

Që kur kaloi te klubi londinez nga Rennes, ai ka impresionuar pavarësisht paraqitjeve të limituara, duke bërë 33 paraqitje në të gjitha garat.

West Ham është i gatshëm ta shesë në rast që ofrohet ndonjë vlerë e lartë meqenëse sezonin e kaluar e kanë blerë rreth 30 milionë funte.

“Çekanët” këtë edicion kanë qenë fantastik duke arritur tre fitore dhe dhuruar një barazim në katër xhirot e para, derisa në dy ndeshjet e radhës përballen me Man Cityn dhe Liverpoolin.

Lajme të ngjashme