Man City, Chelsea dhe Tottenham e refuzojnë Superligën Evropiane - NACIONALE

Man City, Chelsea dhe Tottenham e refuzojnë Superligën Evropiane

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Manchester City, Chelsea dhe Tottenham janë bërë skuadrat më të fundit që e kanë refuzuar projektin e Superligës Evropiane.

Te tre gjigantët evropianë s’janë bindur nga projekti dhe i kanë qëndruar besnik garave evropiane që janë të krijuara nga shtëpia e futbollit, UEFA.

“Klubi i futbollit Manchester City konfirmoi në vitin 2021 se kishte miratuar zyrtarisht procedurat për t'u tërhequr nga grupi që zhvillon planet për një Super Ligë Evropiane”.

“Qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar. Ne mbetemi të përkushtuar ndaj vlerave të futbollit evropian dhe do të vazhdojmë të punojmë me klubet e tjera përmes ECA-s dhe të marrim pjesë në garat e UEFA-s”, shkruhet në komunikatën e kampionit të Evropës.

Njëjtë veproi edhe skuadra e Chelseas dhe këtë e dëshmuan me komunikatën e fundit.

“Aktgjykimi i nxjerrë sot nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë nuk e ndryshon qëndrimin e Chelsea FC. Ne besojmë fuqishëm se, duke punuar me Premierligën, FA, klube të tjera evropiane përmes marrëdhënieve tona të forta me ECA, dhe me UEFA-n dhe FIFA-n, ne mund të vazhdojmë së bashku të zhvillojmë lojën evropiane për të mirën e të gjithëve”.

Kurse, kësaj liste iu bashkua edhe Tottenhami që konfirmoi se qëndrimi i tyre s’ka ndryshuar.

“Pas vendimit të sotëm (e enjte, 21 dhjetor) nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë (ECJ) në lidhje me Superligën Evropiane (ESL), dëshirojmë të konfirmojmë se qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar. Ne mbetemi të përkushtuar ndaj vlerave të futbollit evropian dhe do të vazhdojmë të punojmë me klubet e tjera përmes ECA-s dhe të marrim pjesë në garat e UEFA-s”.

Lajme të ngjashme