Man City bindës ndaj Wolvesit, s’i ndahet Arsenalit - NACIONALE

Man City bindës ndaj Wolvesit, s’i ndahet Arsenalit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Manchester City duket se nuk di për presion, pasi ka shënuar fitore të thellë ndaj Wolvesit.

“Qytetarët” arkëtuan pikët e plota në shtëpi me rezultat 5:1, ku shkëlqeu qendërsulmuesi Erling Haaland.

Norvegjezi i dha epërsinë vendasve duke shënuar nga pika e bardhë pas vetëm 12 minutave lojë.

I njëjti bashkëpunoi me Rodrin dhe u përkujdes për ta dyfishuar epërsinë pas një asistimi fantastik të spanjollit (35’).

Haaland më pas e kompletoi het-trikun duke u treguar i saktë sërish nga penalltia (45+3’).

Wolves tentoi të këndellet duke ngushtuar epërsinë me Hwang Hee-Chan (53’), por qysh në aksionin tjetër Haaland realizoi golin e katërt duke shënuar një supergol (54’).

Fitoren e Cityt e vulosi Julian Alvarez pas asistimit të Rodrit (85’).

City qëndron në pozitën e dytë me 82 pikë, një më pak se Arsenal por skuadra e Guardiolas ka një ndeshje më pak të zhvilluar, derisa Wolves qëndrojnë në pozitën e 11-të me 46 sosh.

Lajme të ngjashme