Malishevën e pret përballja e vështirë ndaj Buducnostit
Klubi kosovar KF Malisheva do të përballet me skuadrën e Malit të Zi Buducnost Podgorica, në kuadër të raundit të parë kualifikues për Ligën e Konferencës.
Skuadra e Qëndrim Kikës që bëri historinë, e pret një përballje mjaftë e vështirë ndaj malazezëve, që para dy viteve eliminuan Llapin.
Ndeshja e parë do të zhvillohet më 11 korrik, ndërsa ajo kthyese më 18 korrik 2024.
Ndërkohë, Drita do ta mësojë kundërshtarin pasi të përfundojë raundi i parë kualifikues, meqenëse ka avancuar direkt në raundin e dytë kualifikues të të njëjtit kompeticion.