Malisheva e trondit Ballkanin, Prishtina e arrin fitoren e parë në vitin 2022
Malisheva e ka tronditur 2:0 Ballkanin, duke ia ndërprerë ecurinë prej gjashtë fitoreve radhazi në gjashtë ndeshjet e para nën udhëheqjen e trajnerit të ri Ilir Daja.
Ndërkohë, në dy takimet e javës së 24-të, të zhvilluara sot po ashtu, Prishtina e mundi 3:0 Feronikelin në duelin e dy klubeve të thelluara në krizë financiare.
Ky ishte fitorja e parë në ligë për kampionin në fuqi këtë vit.
E derbi i klubeve në luftë për mbijetesë mes Ulpiana dhe Dukagjinit u mbyll baras 1:1.
Pas pak raporti i plotë