Maldini: U përpoqa ta transferoja Messin te Milani, u frikësova se do të shkonte te Interi
Legjenda e Milanit si dhe ish-drejtori i kësaj skuadre, Paolo Maldini, ka zbuluar se kishte tentuar trasnferimin e Lionel Messit për 10 ditë radhazi në San Siro, kur ylli argjentinas u largua nga Barcelona në drejtim të Paris Saint-Germain.
Legjenda po fliste me aktorin Giacomo Poretti në emisionin e tij PoretCast dhe foli për karrierën e tij, si lojtar dhe më pastaj si drejtues.
Kjo përfundoi me shkarkimin e tij në qershor, por ai zbulon se kishte plane për të arritur diçka të jashtëzakonshme me kuqezinjtë.
“Për 10 ditë ne u përpoqëm të sillnim Messin te Milani, por më pas e kuptuam se ishte e pamundur”, ka rrëfyer Maldini. “Tani është tepër vonë, por një lojtar si Messi është një spektakël për këdo që mund ta transferojë. Kur lexova se ai mund të shkojë edhe në Inter, u tremba!”

Fituesi i tetë herë Topit të Artë, Messi ishte një lojtar i lirë kur kontrata e tij me Barcelonën skadoi në verën e vitit 2021 dhe katalunasit nuk mund të përballonin më regjistrimin e tij.
Pas disa javësh pasigurie dhe propozimesh që erdhën nga qarqe të ndryshme, Messi më në fund nënshkroi për Paris Saint-Germain në gusht 2021.
Kjo përvojë zgjati vetëm dy vite dhe argjentinasi tani është transferuar te Inter Miami në MLS.
Maldini u pyet gjithashtu për garën aktuale për titullin kampion përpara përballjes të së dielës mes Interit dhe Juventusit, që janë në krye të tabelës.
“Interi tashmë e ka fituar atë”, ishte përgjigja e tij.
#Maldini: 'Per 10 giorni abbiamo provato a portare #Messi al #Milan. Scudetto? L'ha già vinto l'#Inter' https://t.co/ISaQlVoW5k
— calciomercato.com (@cmdotcom) November 22, 2023