Maldini synonte revolucionin te Milani, kërkoi zëvendësimin e Piolit me Pirlon
Drejtori Paolo Maldini po planifikonte një revolucion te AC Milani para shkarkimit, duke kërkuar që trajneri Stefano Pioli të zëvendësohet nga Andrea Pirlo.
54-vjeçari u shkarkua të hënën pas një mbledhje të tensionuar, ku pas tij edhe miku i tij Frederic Massara vendosi ta ndjekë rrugën e njëjtë.
Maldini dhe Massara luajtën rol kyç në rikthimin e “Rossonerëve”, duke arritur të bindin yje si Mike Maignan, Rafael Leao dhe Theo Hernanez.
Sipas “Corriere dello Sport”, Maldini po ëndërronte një ndryshim të madh te shtatë herë kampioni i Evropës duke kërkuar shkarkimin e Piolit dhe ta zëvendësojë me Pirlon, i cili së fundmi u largua nga skuadra turke Fatih Karagumruk.
🧐 Retroscena Milan, il piano saltato di Maldini: via Pioli, al suo posto Pirlo!#corrieredellosport #milan #maldini #pioli #pirlo https://t.co/ffD62VHUfJ
— Corriere dello Sport (@CorSport) June 7, 2023
Shkarkimi i Maldinit e ‘vrau’ këtë ide me Piolin që tani konsiderohet pjesë kyçe në projektin e “Rossonerëve”.
Ndërkohë, largimi i dyshes ka shkaktuar tensione mes futbollistëve pasi shumë yje kanë mbetur shumë të pakënaqur me këtë vendim.
Maldini ka qenë tejet i lidhur me yjet si Leao dhe Hernandez, të cilët vendosen edhe të rinovojnë kontratën shkaku i legjendës italiane.