Malacia rikthehet te Man Unitedi pas 17 muajve jashtë fushës
Mbrojtësi Tyrell Malacia zhvilloi 45 minuta për grupmoshat U21 të Manchester Unitedit të martën mbrëma ndërsa po rikthehet nga lëndimi.
Holandezi që plot 17 muaj është jashtë fushës, që nga dëmtimi që pësoi kur po përfaqësonte shtetin e tij në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve kundër Kroacisë në qershorin e vitit 2023.
Që atëherë, Malacia ka kryer dy operacione në gju në përpjekjet për t’u shëruar nga lëndimi që ka rezultuar të jetë i vështirë për t’u menaxhuar.
25-vjeçari ka zhvilluar 39 paraqitje për Unitedin që kur nënshkroi në sezonin 2022/23, por nuk ka luajtur më që atëherë.
Ai zhvilloi 45 minuta në përballjen ndaj Huddersfield për EFL Tropy dhe u nxor jashtë fushës në përfundimin e pjesës së parë, edhe pse ishte një natë e qetë për të ngase rrallë e preku topin.
Rikthimi i Malacias vjen në një kohë të duhur shkaku që mund ta dëshmojë menjëherë vetën nën urdhrat e Ruben Amorim, i cili tashmë e ka nisur punën si trajner i Unitedit.
Ndërkohë, te Unitedi vazhdojnë të kenë telashe me probleme pasi yjet si Luke Shaë, Mason Mount, Leny Yoro, Kobbie Mainoo dhe Toby Collyer ende janë duke u rikuperuar individualisht.