Majlinda Kelmendi: S'do t'ia falja vetes nëse medaljen olimpike do ta fitoja për një shtet tjetër, e jo Kosovën - NACIONALE

Majlinda Kelmendi: S'do t'ia falja vetes nëse medaljen olimpike do ta fitoja për një shtet tjetër, e jo Kosovën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Xhudistja kosovare Majlinda Kelmendi së fundmi ka treguar si i ka refuzuar disa oferta milionëshe pavarësisht gjendjes së rëndë financiare në familje atë kohë.

Në një podcast së fundmi pranë kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për “Flasim”, ajo ka treguar për vështirësitë e saj të karrierës dhe si i refuzoi milionat nga shtetet e tjera.

Unë jam një ndër ata sportistë që kam pasur oferta milionëshe prej shteteve tjera që t’i përfaqësoj, gjatë kohës kur më kanë ardhur ato oferta, familja ime ka qenë në situatë shumë të vështirë ekonomike dhe që nuk kam qenë shumë e sigurt nëse vendimi është i duhur apo jo, që t’i refuzoj ato oferta”.

Ngjarja më bën të ndihem jashtëzakonisht krenare me veten dhe me trajnerin tim (Driton Kuka), sepse ka qenë ai që gjithë kohën që ka insistuar që ne të mbesim në Kosovë dhe ta përfaqësojmë Kosovën në arenën ndërkombëtare”.

Në fund, ajo shton se ndihet krenare për zgjedhjen e bërë pasi nuk do t’ia falte vetes nëse do ta fitonte medaljen olimpike për një shtet tjetër.

Nuk do t’ia falja asnjëherë vetës nëse medalja ime olimpike do të shkonte për një shtet tjetër e jo për Kosovën. E kam pasur ëndërr gjithmonë që medaljen olimpike për krejt shqiptarët me qenë unë ajo që e sjell dhe jam e lumtur që kjo ëndërr e imja është bërë realitet”, përfundon Kelmendi.

Kelmendi tashmë ka nisur punën si trajnere dhe është duke i ndihmuar trajnerit Driton Kuka në stërvitjen e xhudistevë/ve të rinj.

Lajme të ngjashme