MailSport: Arrestohen dy lojtarë të Premierligës mbi akuzat për dhunë seksuale - NACIONALE

MailSport: Arrestohen dy lojtarë të Premierligës mbi akuzat për dhunë seksuale

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Dy lojtarë të Premierligës janë arrestuar nga Policia britanike, pasi një akuzë për përdhunim u raportua në vikend.

“Mail Sport” raporton se të dy lojtarët janë nga i njëjti klub ndërsa iu vunë prangat gjatë vikendit.

Njëri nga lojtarët thuhet se foli me Policinë mbi dyshimin për sulm dhe ndihmë në nxitje për një përdhunim përpara se të arrestohet zyrtarisht. Ndërsa, u intervistua nga detektivët me kujdes pasi kaloi një natë në qeli.

Ndërsa, lojtari tjetër që gjithashtu është 19 vjeçar u arrestua një ditë më vonë pasi u morë në intervistim nga Policia mbi këto akuza.

Sipas raportit, të dy lojtarët janë liruar me kusht ndërsa ndodhën në pritje të hetimeve të mëtejshme.

Një zëdhënës i policisë tha për The Sun: “Oficerët kanë arrestuar dy burra pas një raportimi për një përdhunim.

“Një 19-vjeçar u arrestua me dyshimin për sulm dhe ndihmë dhe nxitje në një përdhunim. Një 19-vjeçar i dytë u arrestua nën dyshimin për përdhunim.

"Të dy burrat janë liruar me kusht nga policia”.

Përndryshe, emri i klubit apo i lojtarëve ende s’është bërë i ditur shkaku që hetimet janë duke vazhduar, kurse janë arrestuar brenda stadiumit të tyre.

Lajme të ngjashme