Maguire mbetet në Manchester Unitedit, megjithatë
Harry Maguire do të qëndrojë në Manchester United, me gjithë interesimin që gjiganti italian Inter shprehu për të.
Dje u raportua se Interi e dëshiron qendërmbrojtësin anglez gjatë këtij afati kalimtar, por Maguire ka vendosur të qëndrojë dhe të tentojë të fitojë ndonjë torfe në United.
Afati kalimtar i dimrit mbyllet sonte në mesnatë.
Maguire, 29 vjeç, pritet të vendosë për të ardhmen në verë, pasi e ka humbur vendin e titullarit në United që prej ardhjes së trajnerit të ri Erik ten Hag.
Ai i ka bërë vetëm dy paraqitje si titullar në Premierligë këtë sezon për Unitedin.
Ten Hag e parapëlqen dyshen Raphael Varane dhe Lisandro Martinez në qendër të mbrojtjes, ndërsa Victor Lindelof është zgjedhja e tretë.
Para Maguire në qendër ka luajtur madje edhe mbrojtësi anësor Luke Shaw në ndeshjet e fundit të djajve të kuq.