Maddison kryen punën, shënon Son – Tottenham barazon rezultatin ndaj Arsenalit
Tottenham me një aksion të shpejtë ka arritur ta barazojë rezultatin ndaj Arsenalit.
Ishte mesfushori James Maddison që kreu shumicën e punës duke dribluar për mrekulli dhe pastaj gjeti Heung-min Son që me një goditje të saktë e dërgoi brenda zonës.
Gjuajtja e koreanit ishte perfekte, duke marrë parasysh se kishte tre mbrojtës që nuk ia dolën ta devijonin.