“Ma drejtuan armën në kokë, u frikësova” - zbulohet deklarata tronditëse e Paul Pogbas në polici - NACIONALE

“Ma drejtuan armën në kokë, u frikësova” - zbulohet deklarata tronditëse e Paul Pogbas në polici

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori i Juventusit, Paul Pogba, ka thënë në deklaratën e tij në polici se ishte pajtuar t’i paguante dy burra të armatosur, të cilët e kishin mbajtur nën kërcënimin e armës gjatë një tentimi për zhvatje, sipas mediave franceze.

Ky incident dyshohet të ketë ndodhur më 19 mars në rrethinë të Parisit, dhe raportohet se Pogba i kishte paguar zhvatësit 97 mijë euro, megjithëse ata i kishin kërkuar 13 milionë euro nga ai.

Vëllai i Pogbas, Mathias, përballet me aktakuzë për përfshirje në komplotin për zhvatje dhe është duke u mbajtur në paraburgim në Francë.

Katër burra të tjerë, të cilët besohet të jenë bashkëpunëtorët e tij, janë nën hetim për zhvatje dhe veprimtari kriminale.

Duke e përshkruar se çfarë kishte ndodhur kur ishte përballur me personat e armatosur, Pogba i tha policisë: “Isha i frikësuar. Dy djem ma drejtuan armën. Prandaj, i mbajtur në këtë mënyrë, nën kërcënimin e armës, iu thashë atyre se do t’i paguaja”.

Ngjarja e tmerrshme e Pogbas u bë publike muajin e kaluar kur vëllai i tij kërcënoi se do të zbulonte diçka tronditëse për ish-yllin e Manchester Unitedit.

Mesfushori i Juventusit reagoi duke thënë se nuk habitej më nga kërcënimet e vëllait të vet dhe zbuloi se ishte mbajtur peng nga burra të armatosur si pjesë e një komploti afatgjatë shantazhi dhe zhvatjeje, në të cilin ishte i përfshirë edhe vëllai i tij Mathias.

Matthias i ka mohuar akuzat nga vëllai i vet, duke e quajtur Pogban frikacak, tradhtar dhe hipokrit.

Mathias madje pretendoi se Pogba ishte takuar me një magjistare për t’i bërë magji bashkëlojtarët të vet në Kombëtaren e Francës, Paul Pogba.

Pogba i ka mohuar këto pretendime, ndërsa Mbappe ka thënë se i beson Pogbas dhe jo pretendimeve të vëllait të tij.

Raportohet se tani Pogba është nën mbrojtjen e policisë italiane në Torino, ku jeton tani pas kthimit në Juventus nga Manchester Unitedi gjatë kësaj vere.

Lajme të ngjashme