“Lutni zotit se s’do t’ju gjej” - Kampioni i botës në boks e kërcënon Messin, e akuzon se e fshiu tokën me flamurin meksikan - NACIONALE

“Lutni zotit se s’do t’ju gjej” - Kampioni i botës në boks e kërcënon Messin, e akuzon se e fshiu tokën me flamurin meksikan

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kampioni i shumëfishtë i botës në kategorinë e mesme në boks, meksikani Canelo Alvarez, e ka kërcënuar superyllin e Argjentinës, Lionel Messi, duke e akuzuar se e përdhosi flamurin meksikan duke e fshirë dyshemenë me të.

Messi shënoi gol për Argjentinën në fitoren jetike 2:0 kundër Meksikës të shtunën, për t’ia mbajtur gjallë shpresat vendit të vet në Kupën e Botës në Katar, por ishin pamjet e Messit dhe shokë duke festuar në zhveshtore që e tërbuan Alvarezin.

Derisa po këndonte dhe po zbathte këpucët e tij, Messi u duk sikur e shkelmoi një flamur apo fanellë meksikane në dysheme.

Për këtë reagoi Canelo, i cili shkroi në Twitter: “A e patë Messin duke e pastruar dyshemenë me flamurin dhe fanellën tonë?

Ai le t’i lutet zotit se nuk do ta gjej. Unë e respektoj Argjentinën, ai duhet ta respektojë Meksikën!”

Ai shtoi: “Nuk po flas për vendin në tërësi, por për marrëzinë që e bëri Messi”.

Lajme të ngjashme