Lukaku do të përfshihet në bisedimet Inter – Chelsea, e ardhmja e belgut pritet të qartësohet shpejt
Avokati që përfaqëson Romelu Lukakun do të jetë në kontakt të drejtpërdrejtë me Chelsean sot gjatë pasdites, për të diskutuar për të ardhmen e sulmuesit belg dhe mundësinë e kthimit të tij te Interi.
Lukaku iu bashkua Chelseat nga Interi me një tarifë prej 113 milionë euro në verën e vitit 2021, por pas një sezoni zhgënjyes në Stamford Bridge, u huazua përsëri te zikaltrit për sezonin 2022-23.
Për shumë javë tashmë, është raportuar gjerësisht se Interi është i prirë për të rikthyer Lukakun në San Siro në mënyrë të përhershme, por duke pasur parasysh çmimin që Chelsea pagoi më pak se dy vjet më parë, negociatat nuk pritet të jenë të drejtpërdrejta.

Tani mendohet se negociatat zyrtare janë duke u nisur. Avokati i Pogbas, Sebastien Ledure do të ketë një takim virtual përmes telefonit me përfaqësues nga Chelsea në një moment të hënën pasdite, sipas La Gazzetta dello Sport.
Ledure, i cili gjithashtu ishte i përfshirë në sigurimin e huazimit të Lukakut në Inter sezonin e kaluar, i është besuar ndezja e shkëndijës së parë në diskutimet midis dy klubeve sipas raportimeve në La Gazzetta.
Raportimi sugjeron se Lukaku ka qenë subjekt i disa propozimeve të ndryshme gjatë verës tashmë, duke përfshirë nga Arabia Saudite e nga Milani dhe së fundmi Juventusi, por qëllimi i tij i vetëm ka qenë gjithmonë të qëndrojë me Interin.
Chelsea mund të ketë qenë i prirë të largojë Lukakun për një tarifë prej rreth 50 milionë euro në një klub në Ligën Pro Saudite, por dëshira e lojtarit për të qëndruar me zikaltrit kanë bërë që negociatat të jenë më të vështira.
La Gazzetta raporton se në takimin e së hënës, Chelsea do të përsërisë se çmimi i tyre për Lukakun fillon nga 45 milionë euro, megjithëse Interi do të dëshirojë ta zvogëlojë atë tarifë, në mënyrë ideale në rreth 35 milionë euro.

Lukaku raportohet gjithashtu se është i gatshëm të ulë pagën e tij me rreth 1 milion euro më pak në sezon, në mënyrë që të ndihmojë lëvizjen.
Kontaktet e sotme thuhet se janë lëvizjet e para në atë që ka të ngjarë të jetë një sagë e gjatë dhe komplekse, megjithëse me Andre Onanën që po i afrohet bashkimit me Manchester United për një tarifë të konsiderueshme, Interi do të ketë para për të shpenzuar dhe është e vendosur të rikthejë Lukakun edhe një herë.

