Luka Modric komenton pensionimin e mundshëm nga Kroacia
Mesfushori Luka Modric insiston se nuk do të pensionohet nga Kroacia, që janë buzë eliminimit nga “Euro 2024”.
38-vjeçari u bë lojtari më i vjetër që shënon gol në histori të Kampionatit Evropian “Euro 2024”, duke kaluar Kroacinë në epërsi vetëm 33 sekonda pasi humbi penalltinë.
Me një fitore, Kroacia do të avanconte tutje por pësuan një gol të vonshëm, ndërsa tani gjasat janë minimale për t’u kualifikuar si një nga vendet e treta.
Pas barazimit me Italinë, Modric insistoi se nuk po e mendon pensionimin, megjithatë nuk ka vendosur përfundimisht.
“Dua të vazhdoj të luaj përgjithmonë, por do të vjen koha që duhet t’i varë këpucët”.
“Do të vazhdoj të luaj, por nuk e di edhe për sa kohë”.
I pyetur nëse ishte paraqitja e fundit për Kroacinë, Modric shtoi: “Do të shohim, nuk është koha për këto tregime tani”.