Luka Modric do të largohet nga Real Madridi
Tashmë mund të thuhet se është e kryer, mesfushori Luka Modric pritet t’i jep fund qëndrimit te Real Madridi.
Kroati ka lidhje fantastike me bordin e skuadrës madrilene megjithatë pritet të largohet pasi e humbi vendin në formacionin bazë këtë sezon.
Mediumi spanjoll “Cadena Ser” raporton se shkaku i minutazhës së ulët Modric mund të bëhet me skuadër të re, meqenëse nuk i pëlqen detyra e lojtarit rezervë.
“Luka Modric nuk do të rinovojë. Ai po luan më shumë se ç’duhet shkaku i lëndimeve të lojtarëve të rinj, me Real Madridin që konsideron që kanë bërë hapin e radhës. Modric e di se po luan më shumë se sa pritej, por nga fillimi e dinte se do të kishte rol të dytë në skuadër”, tha gazetari Manu Carrano.
Sipas gazetarit në fjalë, Modric ende nuk ka vendosur nëse do të shkojë në Amerikë ose në Arabinë Saudite apo të pensionohet.
“Nëse vjen ndonjë ofertë nga Arabia Saudite, ndoshta shkon aty, por nëse vjen diçka që nuk i pëlqen si MLS, atëherë do ta përfundojë sezonin me Madridin, të luajë në Kampionatin Evropian me Kroacinë dhe pastaj të pensionohet”.
📂 𝘾𝘼𝙎𝙊 𝙇𝙐𝙆𝘼 𝙈𝙊𝘿𝙍𝙄𝘾 🇭🇷
— El Larguero (@ellarguero) February 1, 2024
📝❌ Luka Modric NO va a renovar con el Real Madrid
👉 Está jugando más por las lesiones de los centrocampistas de la plantilla
👉 Su papel empieza a ser el de un actor secundario y sabe perfectamente lo que hay
🔐 Informa @ManuCarreno pic.twitter.com/9Hffjditpp
Modric është pjesë e “Los Blancos” që nga viti 2012 dhe ka zhvilluar që atëherë plot 512 paraqitje zyrtare (38 gola dhe 83 asistime).