Luis Enrique shpreson se Mbappe të vazhdojë të rritet te PSG-ja - NACIONALE

Luis Enrique shpreson se Mbappe të vazhdojë të rritet te PSG-ja

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri Luis Enrique beson se sulmuesi Kylian Mbappe mund të vazhdojë të rritet te PSG-ja.

Raportohet vazhdimisht se francezi do të largohet në fundin e sezonit, pavarësisht formës së mirë që po kalon pasi tashmë ka shënuar 16 gola në ligë në 15 paraqitje.

Tekniku spanjoll megjithatë thotë se Mbappe mund të vazhdojë ende të rritet.

“Kylian është ende shumë i ri, vetëm 25-vjeçar. Është në moshën e djalit tim, prandaj është diçka”.

“Shpresoj që Kylian Mbappe të arrij suksese si në aspektin kolektiv ashtu edhe individualisht. Shpresojmë të jetë këtu te PSG-ja dhe t’i ndihmojmë të përmirësohet”.

“Sigurisht është në nivel fantastik dhe kam shansin ta njoh si person. Jam më fat që e kam në skuadër. Me gjithçka që sjellë, statistikat individuale, është impresionues. Është në maje të futbollit të botës”.

PSG në xhiron e radhës do të përballet me Metz mirëpo është pa sulmuesin Ousmane Dembele që ka marrë një lëndim.

Përndryshe, “Parisienët” kanë pasur fat edhe në shortin e Ligës së Kampionëve, pasi do të përballen me Real Sociedadin.

Lajme të ngjashme