Luis Enrique i tregon Mbappes se çfarë duhet të bëjë për të fituar Topin e Artë - NACIONALE

Luis Enrique i tregon Mbappes se çfarë duhet të bëjë për të fituar Topin e Artë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kylian Mbappes i është treguar se për të fituar Topin e Artë, duhet ta udhëheqë Paris Saint-Germainin dhe Francën drejt sukseseve.

Mbappe është parë prej kohësh si një nga yjet që do ta dominojë çmimin së bashku me Erling Haaland pasi karrierës së Lionel Messit po i vjen fundi, edhe pse ky i fundit të hënën fitoi Topin e Tetë të Artë në karrierë.


Megjithatë, dështimi i Francës për të fituar Kupën e Botës, pavarësisht het-trikut të Mbappes në humbjen finale ndaj Argjentinës së Messit dhe paaftësia e PSG-së për të fituar trofeun e Ligës së Kampionëve, e kanë penguar 24-vjeçarin të shpallet më i miri në botë.

Në vend të kësaj, sulmuesi doli i treti në votim pasi kampioni i botës Messi fitoi një Top të tetë të Artë dhe Haaland ishte i dyti pasi ndihmoi Manchester Cityn të fitonte tripletën historike.

Lionel Messi Ballon d'Or 2023

Trajneri i PSG-së, Luis Enrique, është i bindur se sulmuesi i tij do të marrë në dorë çmimin përfundimisht, por shpjegoi se çfarë duhet të bëjë për të arritur këtë.

“Për të fituar Topin e Artë, përveç paraqitjeve individuale që janë shumë të mira për Kylian, duhet të fitosh trofe klubesh dhe me kombëtaren”, u tha ai gazetarëve. “Ne përpiqemi të fitojmë sa më shumë në Paris dhe Kylian mund ta bëjë këtë edhe në kombëtare. Jam i sigurt se do të fitojë shumë Topa të Artë”.

Kylian Mbappe PSG 2023-24

Mbappe ka të ngjarë të jetë në aksion me PSG-në të premten kur ata do të përballen me Montpellier në Ligue 1.

Lajme të ngjashme