Louis Van Gaal: Lionel Messi e ka një dobësi që do t’ia shfrytëzojmë
Louis van Gaal e ka lartësuar Lionel Messin para përballjes së ekipit të vet kombëtar Holandës kundër Argjentinës në çerekfinale të Kupës së Botës, por ka këmbëngulur se ai e ka një dobësi të cilën mund t’ia shfrytëzojë.
Holanda dhe Argjentina do të përballen të premten për një vend në gjysmëfinale të Botërorit Katar 2022.
“Messi është vërtet lojtari më i rrezikshëm dhe më kreativ. Në anën tjetër, ai nuk lëviz shumë kur kundërshtari e ka topin në këmbë dhe kjo na jep neve mundësi”, tha Van Gaal.

Kjo ndeshje do të jetë një përsëritje e çerekfinales së Kupës së Botës 2014 në Brazil, kur Argjentina e kishte mposhtur Holandën në penallti.
Dhe Van Gaal beson se ka ardhur koha që Holanda t’i hakmerret Argjentinës.
“E kemi një rezultat për ta zgjidhur. Nuk më pëlqen të mendoj për të kaluarën. Mendoja se do të fitonim. Madje e futa një ‘zëvendësues fitues’ në lojë. Huntelaarin e futa në lojë, por pas kësaj nuk munda ta fusë në lojë për penallti portierin Krul”, shpjegoi ai.
Ish-trajneri i Bayern Munich dhe Manchester Unitedit thotë se synimi i tij është të bëhet kampion i botës me Holandën.
“Ne duam të bëhemi kampionë. Edhe nëse nuk kemi mundësinë më të mirë, ne do të provojmë ta fitojmë atë”, shtoi ai.