Lorik Cana për gazetën zvicerane: Të bëhemi bashkë Kosovë e Shqipëri, duhet t’i afrohemi nivelit të Kroacisë - NACIONALE

Lorik Cana për gazetën zvicerane: Të bëhemi bashkë Kosovë e Shqipëri, duhet t’i afrohemi nivelit të Kroacisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Legjenda shqiptare Lorik Cana ka dhënë një intervistë të gjatë për gazetën zvicerane “Blick”, duke kërkuar bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, si dhe që të rritet niveli në stërvitje për t’iu afruar shteteve si Kroacia e Serbia.

Cana në këtë intervistë gjithashtu konfirmoi se nuk synon të bëhet trajner kurrë, ngase më shumë e sheh vetën si drejtor sportiv.

“Mund të bëheshe trajner, drejtor sportiv, president... Mund të kontribuoje kaq shumë! Të shkojmë më radhë. Kurrë nuk e kam parë vetën si trajner, drejtor sportiv nuk është që kam pasur mundësi direkt. Nuk u largova nga bota e futbollit. Jam duke komentuar që shtatë vite Ligën e Kampionëve në Shqipëri dhe vazhdoj njëjtë”.

“Shqipëria dhe Kosova? Janë dy ekipe të reja. Sigurisht për t’u rritur duhet të mbështetemi te lojtarët jashtë, por kjo do të jetë shumë më pak në të ardhmen”.

“Sot, Kosova dhe Shqipëria duhet ta rrisin nivelin e stërvitjes për t’iu afruar nivelit të Serbisë dhe Kroacisë, dy shtetet që shumicën e talenteve i kanë në territorin e tyre. Mund të shkojmë aty, por duhet kohë dhe shumë punë”.

“Kosova dhe Shqipëria një? Këtë e duan 90 për qind të popullatës tonë. Nuk dua t’i hyjë politikës, por është ajo që njerëzit duan. Më pas jemi dy shtete të pavarura, të lira, që tashmë është shumë për ata që kanë ditur diçka tjetër. Pyetja është: çfarë duam të bëjmë me këtë liri? Ku po shkojmë? E ardhmja do të varet nga këto përgjigje. Dhe ajo që di është se ne mund të bëjmë një angazhim konkret”, deklaroi ai për Blick.

Lajme të ngjashme