Lookman e “shokon” Atalantan, kërkon transferimin te PSG-ja - NACIONALE

Lookman e “shokon” Atalantan, kërkon transferimin te PSG-ja

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ademola Lookman nuk është në skuadrën e Atanatas për sfidën hapëse të Serie A ndaj Lecce, shkaku që ka kërkuar transferimin te Paris Saint-Germain.

Kjo padyshim është një shok për skuadrën e Gasperinit, të cilët tashmë janë edhe pa mesfushorin Teun Koopmeiners, për një arsye të ngjashme, me këtë të fundit që po negocion për kalimin te Juventusi.

PSG thuhet se ka kontaktuar përfaqësuesit e Lookman, ndërsa pavarësisht që s’është bërë asnjë ofertë për klubin italian, nigeriani ka kërkuar që të mos ftohet ndaj Lecce.

Kësisoj, Atalanta s’ka pas çfarë të bëjë përpos t’ia plotësojë kërkesën dhe të mos e ftojë në ndeshjen e parë të kampionatit italian.

Lookman do t’i mbush 27 vjeç në tetor, ndërsa fitoi vëmendjen e të gjithëve kur shënoi het-trik në finalen e Ligës së Evropës ndaj Bayer Leverkusenit.

Nigeriani kaloi te Atalanta nga RB Leipzigu në vitin 2022, në një marrëveshje për 9.35 milionë euro plus bonuset. Që atëherë, ai ka shënuar 32 gola dhe dhuruar 18 asistime.

Kësisoj, Atalanta aktualisht mbetet me vetëm dy sulmues, pra Mateo Retegui dhe Charles De Ketelaere pasi Gianluca Scamacca dhe Nicolo Zaniolo janë të lënduar.

Lajme të ngjashme