Lojtari serb nuk pranon të luajë ndaj Kosovës, e humb kualifikimin në Botëror - NACIONALE

Lojtari serb nuk pranon të luajë ndaj Kosovës, e humb kualifikimin në Botëror

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Serbi Marko Roksic, është një nga lojtarët më të mirë në eFootball, pra në lojëra elektronike. Ai ka humbur shansin e tij për të luajtur në Botërorin që do të mbahet në Riad të Arabisë Saudite, pasi nuk ka pranuar të paraqitet ndaj kundërshtarit të tij që vjen nga Kosova, përkatësisht lojtarit Genci Shala.

Ai ka bërë të ditur arsyen e tërheqjes dhe kjo vjen pasi Roksic ishte në grup me kosovarin Shala dhe të dy kishin nga pesë fitore deri në atë moment, kur iu desh të përballej mes vete online.

Në njoftimin e tij, ai tregoi se po tërhiqet krejtësisht nga eFootballi dhe se nuk ka dashur të jetë i pari nga Serbia që luan ndaj Kosovës, pasi që edhe ai e konsideron Republikën e Kosovës si një territor të shtetit të tij.

“Pasi u mendova për një kohë të gjatë vendosa të mos luaj. Askush nuk ka luajtur një lojë si kjo, kështu që nuk do të doja të isha i pari. Mbeta pa një kualifikim direkt në Riad. Do të thosha gjithfarë gjërash, por më mirë të hesht. Pas dy vitesh në të cilat kam qenë në çdo garë në Evropë, tani kam vendosur të pensionohem. Më kanë vendosur në të njëjtin grup me Kosovën, e cila është pjesë e Serbisë dhe do të jetë gjithmonë”, tha serbi Roksic.

Genci Shala, është kampion në fuqi i Kosovës në eFootball dhe po vazhdon ta reprezentojë shtetin dardan në mënyrën më të mirë të mundshme.

Genci Shala do ta përfaqësoj Kosovën në video-lojën eFootball - Telegrafi - Telegrafi

Lajme të ngjashme