Lojtari i Man Cityt thotë se është i hapur për t’iu bashkuar Real Madridit - NACIONALE

Lojtari i Man Cityt thotë se është i hapur për t’iu bashkuar Real Madridit

3 javë më parë

nga NACIONALE

Mbrojtësi i krahut të djathtë Yan Couto ka zbuluar se është “pro” kalimit te Real Madridi, pavarësisht që ka kontratë me Manchester Cityn deri më 2025.

21-vjeçari po mahnit të gjithë që kur është huazuar te Girno, duke impresionuar me nëntë kontribute në gol në 28 paraqitje.

Kësisoj, braziliani ka fituar vëmendjen e disa klubeve rreth Evropës, mirëpo thuhet se Real Madridi është duke konsideruar ta sjellë në verë që të garojë me Dani Carvajal për vendin në pozitën titullar.

E së fundmi, Couto për “Catalunya Radio” e ka pranuar se do të ishte i hapur për t’iu bashkuar gjigantit madrilen.

Po, po. Nëse janë të interesuar, atëherë është opsion. Nuk do të gënjej. Por, jam lojtar i Cityt, kam kontratë aty dhe ëndërroj që të luaj për Cityn”.

Është ende e pasigurt se si do të vazhdojë karriera e Couto, por Reali po konsideron të bëjë një “rifreskim” në atë pozitë, pasi Dani Carvajal e Lucas Vazquez s’janë ndryshuar që sa vite.

Rol të rëndësishëm në këtë lëvizje të mundshme padyshim do të ketë edhe Man City, të cilët mund t’i japin rastin për të treguar vetën nën urdhrat e Guardiolas.

Kujtojmë, Real Madrid përpos brazilianit në listë ka edhe Trent-Alexander Arnoldin e Liverpoolit, që do të jetë agjent i lirë në vitin 2025.

Lajme të ngjashme