Lojtarët e Prishtinës protestojnë kundër "padrejtësive" duke mbyllur gojën, sytë dhe veshët - NACIONALE

Lojtarët e Prishtinës protestojnë kundër "padrejtësive" duke mbyllur gojën, sytë dhe veshët

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Superliga e Kosovës ka vijuar me xhiron e 20-të sot me tri ndeshjet në orarin e së shtunës, dhe në njërën nga ndeshjet ku Prishtina po mposhtet nga Ferizaj, kryeqytetasit e kanë filluar ndeshjen me një protestë kundër padrejtësisë që iu bë në javën që lamë pas në ndeshjen kundër Dukagjinit.

Kjo formë e protestës ishte parë më parë në Botërorin e Katarit, kur Kombëtarja e Gjermanisë kishte protestuar në formë të njëjtë por rasti në fjalë nuk kishte të bënte me gjykimin e ndeshjeve.

Ndërsa Prishtina këtë protestë e bëri, për shkak të padrejtësisë që iu bë në ndeshjen e xhiros së 19-të, ku u mposhtën nga Dukagjini me rezultat minimal 1:0, fal një goli skandaloz të pranuar nga gjyqtari, Mentor Ajeti.

Ishte vërshëllimi e këtij të fundit që ndali lojën, dhe më pastaj edhe pse loja e ndalur, Mergim Pefqeli shënoi në portën e tij, ndërsa Ajeti pas rishikimit të VAR-it çuditërisht vendosi ta pranojë golin, duke u bërë kryelajmi i javës në sportin vendor.

FC Prishtina foton në rrjetin social Facebook e përcolli me një mesazh: “Padrejtësia kudo është kërcënim për drejtësinë kudo”.

Lajme të ngjashme