Lojtarët e Milanit e urojnë Interin për arritjen në finale të Ligës së Kampionëve - NACIONALE

Lojtarët e Milanit e urojnë Interin për arritjen në finale të Ligës së Kampionëve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Yjet e Milanit, Davide Calabria dhe Olivier Giroud, e kanë uruar Interin për finalen ‘e merituar’ të Ligës së Kampionëve, pasi këta të fundit i mposhtën kuqezinjtë 3:0 me rezultat të përgjithshëm në gjysmëfinale.

Skuadra e Stefano Piolit e pa vetën në disavantazh prej dy golave në minutat e hershme të ndeshjes së parë, ndërsa në tentim për të përmbysur gjithçka në ndeshjen e kthimit, pësuan një gol në pjesën e dytë, për të humbur çdo shpresë.

Milani lëshoi një rast të mirë në pjesë e parë të takimit që u zhvillua dje dhe Calabria beson se po të shënohej në atë rast, do të kishte ndryshuar situata.

Duke folur për Sky, kapiteni i kuqezinjve tha: "Nuk më duket sikur nuk funksionoi, ne krijuam por nuk arritëm të përfitonim kur patëm shanset. Shënimi i një goli do të kishte ndryshuar lojën. Është turp. Dua ta shoh gotën gjysmë të mbushur, askush nuk e priste që mund të arrinim deri këtu, dhe luajtëm një ndeshje të mirë sot.

"It Won't Be Easy" - AC Milan Defender Davide Calabria Discusses ...

Më pas ai u dërgoi urimet e tij më të mira kundërshtarëve të së martës pasi siguruan vendin e tyre në finale në Stamboll.

"E përgëzoj Interin sepse ata ishin të mirë dhe më të mirë se ne përpara golit në këto dy ndeshje," tha ai. "Ata janë një ekip i fortë, i kompletuar dhe sinqerisht ne duhet të mësojmë dhe të fitojmë përvojë nga kjo sepse ne duam të arrijmë kualifikimin në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm dhe të luajmë në të përsëri vitin e ardhshëm."

Në mënyrë të ngjashme, Giroud, i cili foli për BT Sport, ku pohoi se Milani kishte mjaft mundësi për t'u rikthyer në lojë.

Ai: "Mendoj se në atë nivel detajet e vogla bëjnë ndryshimin. Mund të kishim shënuar në pjesën e parë, por në fund nuk shënuam. Ne shpresuam deri në fund por pasi Martinez shënoi ishte edhe më e vështirë. Ne i mundëm ata tashmë në Serie A por unë mendoj se pas këtyre dy ndeshjeve ata merituan të kalojnë. Nëse njerëzit do të më kishin thënë se do të fitoja titullin kampion në vitin tim të parë dhe në vitin e dytë luajmë në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve me një grup të ri, jo aq me përvojë, do të kisha nënshkruar menjëherë."

Referee, Clement Turpin confronts Olivier Giroud of AC Milan during ...

Francezi më pas theksoi rëndësinë e të qenurit në gjendje të kapërcejë pengesën e së martës mbrëma, veçanërisht me pozitën e tyre në Serie A që është kërcënim për pjesmarrje në Ligën e Kampionëve vitin e ardhshëm, me tre ndeshjet e fundit të sezonit në elitën italiane.

Ai tha: "Është e dhimbshme të humbasësh gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve për këtë klub, veçanërisht kundër Interit por duhet të jemi krenarë për atë që kemi arritur deri tani dhe duhet të vazhdojmë të rikthehemi këtë fundjavë për të kapur mundësinë për të luajtur futboll në Ligën e Kampionëve vitin e ardhshëm."

Lajme të ngjashme