Lojtaret e Kombëtares së Spanjës arrijnë në kampin stërvitor pasi u kërcënuan me dënime me gjobë dhe ndalime tjera - NACIONALE

Lojtaret e Kombëtares së Spanjës arrijnë në kampin stërvitor pasi u kërcënuan me dënime me gjobë dhe ndalime tjera

1 javë më parë

nga NACIONALE

Lojtaret e Kombëtares së Spanjës janë paraqitur në kampin stërvitor, pasi fillimisht bojkotuan grumbullimin deri në ndryshimet e kërkuara, por kërcënimet për dënime me gjobë dhe ndalime të tjera, që besohet t’ua kenë ndërruar mendjen.

Gjashtë lojtaret me bazë në Madrid mbërritën në një hotel në kryeqytetin spanjoll të martën përpara se të niseshin për në Valencia, ku pjesa tjetër e skuadrës pritet t'i bashkohet për t'u përgatitur për ndeshjet e Ligës së Kombeve të UEFA-s kundër Suedisë dhe Zvicrës.

Njëzet nga 23 lojtaret e thirrura nga trajneri i ri i Spanjës Montse Tome kishin lëshuar një deklaratë duke thënë se nuk ishin të gatshëm të luanin për ekipin kombëtar derisa të kryheshin ndryshime nga Federata Mbretërore e Futbollit Spanjoll [RFEF].

Lojtaret, shumë prej të cilëve ndihmuan ‘Furinë e Kuqe’ të fitonte Kupën e Botës muajin e kaluar, thanë se ishin të befasuara nga thirrja e tyre të hënën pasi e kishin bërë të qartë vendimin e tyre për të mos luajtur për Spanjën derisa kërkesat e tyre për ndryshim të plotësoheshin.

Megjithatë, sipas ligjit spanjoll sportiv, sportistëve u kërkohet t'i përgjigjen thirrjes së ekipit të tyre kombëtar, përveç nëse ka rrethana që i pengojnë ata të luajnë, si për shembull një dëmtim.

Nëse ata/ato refuzojnë thirrjen, lojtarët/et përballen me sanksione duke përfshirë gjoba deri në 30,000 mijë euro (32,000 dollarë) dhe pezullimin e licencës së tyre të federatës për dy deri në 15 vjet.

Victor Francos, presidenti i këshillit suprem për sportet në vend [CSD], tha se shpreson që të mos arrihet deri te kjo dhe ka në plan të veprojë si ndërmjetës midis lojtareve dhe RFEF.

"Nëse lojtaret nuk shfaqen, qeveria do të bëjë atë që duhet të bëjë, që është të zbatojë ligjin," tha Francos. Fatkeqësisht, ligji është ligji, por unë ende shpresoj se mund të ketë një zgjidhje. Unë do të flas me lojtaret. Do të përpiqem”.

Ministri i Kulturës dhe Sportit, Miquel Iceta, tha se nuk mund ta imagjinojë që lojtaret të sanksionohen dhe i bëri thirrje RFEF-së të bëjë ndryshimet e nevojshme.

“RFEF nuk ka të drejtë të privojë Spanjën nga ekipi kombëtar i grave, veçanërisht pasi kanë fituar Kupën e Botës”, tha ai. “Ne i bëjmë thirrje RFEF-së të miratojë ndryshime strukturore për të siguruar që federata të jetë një hapësirë ​​e sigurt, konkurruese, profesionale. Unë as nuk mund t'i imagjinoj [sanksionet.] Ne do të gjejmë një zgjidhje. Ajo që nuk mund të ndodhë është që padrejtësitë të vazhdojnë të kryhen të cilat dëmtojnë lojtaret që kanë dhënë më të mirën nga vetja dhe kanë fituar një Botëror për herë të parë në histori. Ne duhet të kthehemi në rrugën e duhur dhe të jetojmë në përputhje me atë që kërkon shoqëria dhe me atë që lojtarët kanë fituar”.

Lajme të ngjashme