Lojtarët dhe stafi i Man United mbeten të helmuar nga ushqimi pas ndeshjes së Ligës të Evropës
Lojtarët dhe stafi i Manchester Unitedit kanë mbetur të helmuar nga ushqimi, me 12 persona që nuk janë ndjerë mirë.
Raportohet se pas fitores së Man United 2:0 ndaj Sheriff Tiraspol, një numër i lojtarëve nuk kanë dal fare në stërvitje shkaku i helmit.
Skuadra e Erik ten Hag nuk do të kthehet fare në aksion deri më 2 tetor kur do të udhëtojnë për përballjen ndaj Manchester Cityt dhe lojtarët që u helmuan iu lejuan që t'i bashkohen shtetit të tyre pavarësisht problemit.
Sipas "The Sun", lojtarët dhe stafi nisën të ndihën jo mirë të premten dhe nga klubi dyshojnë që u helmuan nga ushqimi që morën në Moldavi duke u kthyer në aeroplan për në Mancester.
Man United fitoi ndeshjen e dytë në grupin E pas një humbje që pësoi te Real Sociedadi.
Cristiano Ronaldo realizoi golin e parë në karrierë në Ligën e Evropës, me Jadon Sanchon që e shënoi tjetrin.
"Ronaldo kishte nevojë për atë gol. Shumë herë ishte pranë (këtë edicion), por ai e donte shumë këtë gol".
"Jemi të lumtur me të dhe skuadra donte t'ia sjelltë golin. Ju e dini se Cristiano do ta shënonte penalltinë)".
"Është shumë pranë, kur të gjejë formën ai do të shënojë edhe më shumë. Ai është i lidhur me projektin, plotësisht i përfshirë dhe ka lidhje pranë tij, prandaj unë jam shumë i lumtur me të".
Sancho ndërkohë që po kalon formë të shkëlqyeshme me tre gola në gjashtë paraqitje ka marrë lëvdata nga legjenda e klubit, Paul Scholes, që mendon se Ten Hag duhet të vazhdojë ta përdorë si anësor.
"Ai është më i mirë kur vjen në fushë, kur lidhet me lojtarët e tjerë. Nuk e ka atë shpejtësi që të shkojë pas njërit ose të hyjë brenda".
"Kur ishte në Dortmund, e kishte Haaland që të lidhej, Hakimin, pra gjithmonë kishte dikë që të bashkëpunonte".
"Nëse mund ta bëjë këtë të United, nëse e gjen Fernandes dhe Eriksen, lojtarë të mençur që të lidhet, ai mund të bëhet lojtar i mirë për Unitedin", përfundoi ai.