Loftus-Cheek zëvendësimi ideal për Milanin pas largimit të Tonalit drejt Newcastles
Milani dëshiron të nënshkruajë me yllin e Chelseat, Ruben Loftus-Cheek, si prioritet, pas largimit të Sandro Tonalit në drejtim të skuadrës tjetër nga Premierliga, Newcastle United.
Gjiganti i Serie A-së kishte shprehur interesimin për Loftus-Cheek deri në shkarkimin e drejtorit sportiv Paolo Maldini muajin e kaluar, por tani ata kanë kthyer sërish interesin e tyre për anglezin, veçanërisht pasi Sandro Tonali pritet të largohet së shpejti, sipas Evening Standard, me një marrëveshje të përfunduar me Newcastle United.

Chelsea aktualisht vlerëson Loftus-Cheek me 30 milionë euro, por gjiganti i Italisë shpreson se mund ta ulin çmimin e kërkuar në afër 20 milionë euro, pasi lojtari është në vitin e fundit të kontratës së tij me të kaltrit.

Skuadra londineze do të largojë disa lojtarë në afatin kalimtar të verës në vazhdim për shfryrë listën e lojtarëve, të cilët trajneri i ri Mauricio Pochettino nuk i sheh në planet e tij. Ata tashmë kanë shitur Kalidou Koulibaly te Al Hilal dhe aktualisht janë duke negociuar me Arsenalin dhe Manchester Unitedin për Kai Havertz dhe Mason Mount.
Loftus-Cheek luajti në 33 ndeshje për Chelsean në të gjitha garat sezonin e kaluar ku ai nuk arriti të shënonte, por dha dy asistime. Nëse klubi pranon ofertën e Milanit, atëherë reprezentuesi i Anglisë do t'i japë fund një lidhjeje nëntëvjeçare me klubin këtë verë.
