Llapi kryen detyrën ndaj Fushë Kosovës, fiton Dukagjini
Llapi ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim te Fushë Kosova për t’iu afruar Ballkanit në tabelë, derisa Dukagjini ka shënuar një fitore të vonshme ndaj Lirisë së Prizrenit.
Skuadra e Tahir Batatinës ishte dominuese, duke fituar me rezultat 0:3.
Pas 23 minutave, Hamdi Namani përfitoi nga një asistim i bukur i Muhamet Hysenit për të kaluar Llapin në epërsi.
Hyseni ishte shumë pafat, meqenëse realizoi het-trik në pjesën e parë por që u anuluan të gjitha për pozitë jashtë loje nga VAR-i.
Sidoqoftë, Hyseni gjeti rrugën drejtë rrjetës në pjesën e dytë për ta dyfishuar epërsinë (57’).
Kurse, fitoren e vulosi Ilir Blakçori pas një aksioni të shpejtë (68’).
Me këtë fitore, Llapi renditet në pozitën e dytë me 43 pikë, një më pak se lideri Ballkani derisa Liria mbetet në fund me vetëm 10 pikë.
Në anën tjetër, Dukagjini ka triumfuar krejt në fund ndaj Lirisë së Prizrenit me rezultat të ngushtë 2:1.
Vendasit e nisën për mrekulli duke kaluar në epërsi pas 14 minutave lojë, me Iljasa Zulfijin, që përfitoi nga një gabim në mbrojtje.
Pas kësaj, ndeshja ishte më e zbehët me Lirinë e Prizrenit që e barazoi rezultatin përmes Rigon Spahiut, që u gjend në vendin e duhur pasi Gashi goditi traversën (75’).
Kur askush s'e priste, Dukagjini e shijoi fitoren në kohën shtesë (90+13').
Dukagjini qëndron në pozitën e gjashtë me 30 pikë derisa Fushë Kosova në vendin e parafundit me 10 sosh.