Llapi bën hap fals, Ballkani fiton derbin lokal ndaj Suharekës
Ballkani e ka fituar derbin lokal ndaj Suharekës, derisa Lapi ka bërë një haps fals, duke pësuar humbje te Dukagjini.
“Xhebrailat” ishin më të mirë se Suhareka, sfidë që doli të jetë shumë interesante nga fillimi, por që epilogu përfundimtar rezultoi të jetë 1:0.
Bleart Tolaj e bëri heroin për Ballkanin duke shënuar pas vetëm tre minutave lojë pas asistimit të brazilianit Giovanni Ribeiro.
Suhareka lehtë mund të kthehej në lojë, por që Hasanaj nuk ia doli ta finalizonte një aksion të bukur duke goditur shtyllën.
Në anën tjetër, Ballkani gjithashtu kishte disa raste për ta thelluar epërsinë por që njësoi si Adetunji ashtu edhe Karrica nuk i konkretizuan.
Me këtë fitore, Ballkani bëhet lider me 17 pikë ndërsa Suhareka zë pozitën e gjashtë me 13 sosh.
Në anën tjetër, Llapi ka pësuar humbje në udhëtim te Dukagjini me rezultat 1:0.
Edhe pse ishin më dominues, skuadra e Tahir Batatinës vuajti për finalizimin e disa aksione, andaj edhe e pësuan në fund.
Hekuran Berisha e bëri dallimin me një gol të bukur pas asistimit të Altin Aliut (58’).
Llapi tani bie në vendin e pestë me 14 pikë derisa Dukagjini renditet në pozitën e parafundit me nëntë sosh.