Llapi bën ‘goditjen’ e radhës, nënshkruan me Araz Abdullayev
Llapi ka kompletuar blerjen e sulmuesit me prejardhje nga Azerbajxhani Araz Abdullayev.
31-vjeçari ka kompletuar me sukses testet mjekësore dhe menjëherë i është bashkuar ekipit në stërvitje.
Në Azerbajxhan, emri i Abdullayev është i njohur pasi ka luajtur në disa klube si Neftchi Baku, Qarabag FK, Anorthosis Famagusta dhe Boluspor, derisa ka edhe 44 paraqitje me kombëtaren e tij.
Postimi i plotë i Llapit pa ndërhyrje:
“Sulmuesi anësor, Araz Abdullayev, i lindur më 18.04.1992 në Baku, ish-reprezentues i Kombëtares së Azerbejxhanit ka nënshkruar me Llapin.
31-vjeçari ka djersitur fanellën e Kombëtares së Azerbejxhanit në 44 ndeshje.
Klubet për të cilat është paraqitur Araz janë klube të njohura për publikun dhe futbolldashësit tanë.
Neftchi Baku - 168 ndeshje, 29 gola e 2 asistime
Qarabağ FK - 50 ndeshje, 4 gola e 2 asistime
Anorthosis Famagusta - 29 ndeshje, 3 gola e 3 asistime
Boluspor - 26 ndeshje, 2 gola e 4 asistim
Mëngjesin e sotëm, sulmuesi më i ri i klubit tonë ka kaluar me sukses ekzaminimet mjekësore dhe pas prezantimit të tij me fanellën e klubit tonë i është bashkuar ekipit në stërvitje.
Mirëpresim transferimin e Araz në klubin tonë duke shpresuar që përvoja dhe kualiteti i tij do t'i ndihmoj edhe më tepër fazës ofanzive në ndeshjet në vijim”, shkruhet në komunikatë.
Përndryshe, Llapi këtë edicion synon titullin kampion që ende s’kanë arritur ta fitojnë.