Liverpooli triumfon ndaj Chelseat në finale të Kupës Carabao - NACIONALE

Liverpooli triumfon ndaj Chelseat në finale të Kupës Carabao

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Liverpooli e ka mposhtur Chelsean 1:0 në finale të Kupës Carabao, përballja në të cilën u nevojitën 120 minuta për t'u përcaktuar fituesi.

Chelsea që po kalon një sezon shumë të dobët, shpëtimin e mundshëm e kishte në këtë garë, por dëshpëruan edhe sot për të dhënë më të mirën, me Liverpoolin që edhe pse me lëndime të shumta, ka krijuar një skuadër shumë konkurrese në të gjitha garat.

Chelsea e filloi më mirë takimin, duke pasur një rast të artë me Palmer, goditja e të cilit u ndal nga portieri.

Më tej Liverpooli e vazhdoi kontrollin në fushë, duke pasur më shumë nga ndeshja, por gola nuk pati gjatë pjesës së parë.

Në 45 minutat e dytë, në fushë u zhvillua ndeshje më e barabartë, por rastet më të mira për shënim i kishte Chelsea, por që edhe në pjesën e dytë nuk pati asnjë gol, dhe ndeshja shkoi në vazhdime.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua vetëm dy minuta para fundit të vazhdimit të dytë, me Virgil van Dijk që ishte më i larti në kërcim për të shënuar gol me kokë për 1:0.

Deri në fund nuk pati ndryshim dhe Liverpooli shënoi fitore të madhe, duke siguruar trofeun e Kupës Carabao, ndërsa Chelsea edhe pse me investime të mëdha e vazhdon zhgënjimin e madh.

Lajme të ngjashme