Liverpooli rivalizon Chelsean për Adeyemin
Liverpooli është skuadra më e fundit që i është bashkuar garës për të nënshkruar me yllin e Borussia Dortmundit Karim Adeyemi.
Adeyemi është i lidhur me largimin nga Dortmundi që nga sezoni i kaluar, me “Blutë” që e kanë vëzhguar që një kohë të gjatë ndërsa e kanë ndër prioritetet e janarit.
Për Adeyemin në garë është edhe Napoli, skuadër që e vlerëson gjermanin si pasuesi i Kvarastkhelias.
Sipas “Corriere dello Sport”, Liverpooli gjithashtu i është bashkuar kësaj gare, me trajnerin Arne Slot që e pëlqen tepër 23-vjeçarin si dhe e sheh si adekuati për t’u përforcuar.
Slot e sheh Adeyemin si pasuesi i mundshëm i egjiptianit Mohamed Salah, të cilit i skadon kontrata në verë ndërsa ende s’është pajtuar me klubin anglez për të rinovuar.
Adeyemi ndërkohë do të pranonte secilën skuadër ngase nuk është i lumtur te Dortmundi shkaku se preferon të luajë te ndonjë skuadër më e madhe evropiane.
Këtë sezon, Adeyemi ka zhvilluar 14 paraqitje në të gjitha garat duke kontribuar me pesë gola e pesë asistime në proces.