Liverpooli përballet me Real Madridin, publikohen formacionet zyrtare
Ndeshja kryesore e natës së sotme në Ligë të Kampionëve do të jetë mes Liverpoolit dhe Real Madridit.
Lideri i Premierligës po kalon formë të mirë në këtë sezon me trajnerin e ri, Arne Slot, ku kanë fituar katër ndeshjet e para në Fazën e Ligës, në garën më të fortë për klube.
Në anën tjetër, Real Madridi, u mposht nga Lille e Milani, teksa ka fituar dy të tjera dhe mbanë vendin e 21-të momentalisht.
Kur ka mbetur afër një orë deri në fillimin e ndeshjes në Anfield, janë publikuar formacionet zyrtare.
Te Liverpooli mungesë e madhe është portieri Alisson dhe ylli portugez, Diogo Jota, me Slot që ka vendosur formacionin e tij të preferuar 4-3-3 për këtë përballje.
Liverpool (4-3-3): Kelleher; Bradley, Konate, Van Dijk, Robertson; Jones, Gravenberch, MacAllister; Salah, Nunez dhe Diaz.
The Reds to take on Real Madrid 👊🔴 #UCL
— Liverpool FC (@LFC) November 27, 2024
Te Mbretërit po vuajnë këto kohë, pasi janë në krizë lëndimesh dhe sot do të mungojë lojtari kryesor, Vinicius Junior.
Real Madrid (4-3-3): Courtois; Mendy, Rudiger, Asencio, Valverde; Bellingham, Camavinga, Modric; Diaz, Mbappe dhe Guler.
📋✅ ¡Nuestro XI inicial!
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) November 27, 2024
🆚 @LFC#UCL pic.twitter.com/woeKqVYQ9N
Takimi në Anfield fillon në 21:00 dhe do të gjykohet nga frencezi Francois Letexier, i ndihmuar nga Mugnier dhe Rahmouni që janë anësor. Gjyqtar i katërt është Stinat, ndërsa në VAR dhe AVAR janë Brisard e Di Paolo, respektivisht.