Liverpooli në çerekfinale, pavarësisht disfatës nga Interi - NACIONALE

Liverpooli në çerekfinale, pavarësisht disfatës nga Interi

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Liverpooli ka kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve falë triumfit me rezultat të përgjithshëm 2:1 kundër Interit, pavarësisht se u mund 1:0 nga kampioni italian në ndeshjen e kthimit në Anfield të martën.

Interi ia ndërpreu ecurinë prej shtatë fitoreve radhazi Liverpoolit, duke e mposhtur 1:0, por ky sukses qe i pamjaftueshëm që zikaltrit ta siguronin një vend në mesin e tetë më të mirëve për herë të parë që prej vitit 2011.

Lautaro Martinez e shënoi një gol të shkëlqyer për skuadrën e Simone Inzaghit pas një ore lojë në Anfield, por kartoni i kuq i Alexi Sanchez vetëm një minutë më vonë ia zvogëloi dukshëm shanset e kualifikimit atyre.

Sulmuesit kilian e përjashtua nga loja vetëm dy minuta pas golit të Martinezit, duke u ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë.

Golat e Robeto Firminos dhe Mohamed Salah nga ndeshja e parë në Milano ishin vendimtar në këtë përballje çerekfinale.

Skuadra e Jurgen Kloppit mund të ankohet për mungesë fati, megjithatë, pasi e goditi shtyllën e portës së Samir Handanovicit plot tri herë në këtë takim kthyes.

Së pari Joel Matip me një goditje me kokë, pastaj Salah dy herë në pjesën e dytë nga afërsia.

Liverpooli do ta mësojë kundërshtarin e vet në çerekfinale kur të hidhet shorti i këtij rrethi më 18 mars në Nyon të Zvicrës.

Interi nuk e ka arritur çerekfinalen në garën më prestigjioze evropiane për klube që prej vitit 2011, kur ishte mposhtur nga Schkale në këtë rreth.

Në fakt, zikaltrit ia dolën që sivjet nën udhëheqjen e Inzaghit ta kalonin fazën e grupeve për herë të parë që prej asaj kohe.

Lajme të ngjashme