Liverpooli ndalet me barazim nga West Ham United
Liverpooli ka gabuar sërish, duke barazuar 2:2 me West Ham United, kështu duke mbetur shumë prapa në garën për titullin kampion.
Skuadra e Jurgen Klopp nuk po kalon momentet më të mira të mundshme, pasi e filluan për mrekulli sezonin.
Ata pësuan humbje në ndeshjen e kaluar nga Everton me rezultat 2:0, por forma e dobët e skuadrës nga Merseyside ka nisur që nga humbja ndaj Atalantës që shkaktoi eliminim nga Liga e Evropës.
Ndeshja e sotme u zhvillua në Londër, në shtëpinë e West Ham.
Liverpooli e dominoi ndeshjen me shumë raste të krijuara dhe posedim, por e gjetën veten në disavantazh shumë shpejt.
Jarrod Bowen shënoi golin e vetëm në pjesën e parë, për epërsinë e West Ham 1:0.
Të kuqtë u kthyen në lojë me të filluar pjesa e dytë, kur Robertson barazoi në minutën e 48-të.
Për herë të parë në epërsi në këtë ndeshje, Liverpooli doli në minutën e 65-të, fal një autogoli të portierit Areola, i cili nuk kishte çfarë të bënte pasi lojtari i tij Ogbonna e devijoi topin në momentet e fundit.
It's an own goal! Angelo Ogbonna beats his own goalkeeper.
— FootColic ⚽️ (@FootColic) April 27, 2024
West Ham 1-2 Liverpoolpic.twitter.com/KYKrltpRer
Por, West Ham nuk u pajtua me këtë rezultat, dhe arriti të shënonte për 2:2 në minutën e 77-të, që ishte një realizim i bukur me kokë.
Michail Antonio adds to his account.
— FootColic ⚽️ (@FootColic) April 27, 2024
West Ham 2-2 Liverpoolpic.twitter.com/2wxSSW4u5j
Me këtë rezultat përfundoi ndeshja, me Liverpoolin që mbetet shumë prapa në garën për titullin kampion, me Manchester Cityn që ka një pikë më shumë me dy ndeshje më pak të zhvilluara.