Liverpooli mëson se për sa kohë do të mungojë Alexander-Arnold
Mbrojtësi i Liverpoolit Trent Alexander-Arnold do të tërhiqet nga kombëtarja e Anglisë për ndeshjet e muajit nëntor shkaku që do të jetë jashtë fushës për disa javë.
Anglezi u detyrua të largohet pas vetëm 25 minutave në fitoren ndaj Aston Villas në vikend, shkaku i një lëndimi në kofshë.
“The Times” raporton se Alexander-Arnold ishte duke luajtur me dhimbje edhe muajin e kaluar, prandaj “Reds” nuk do të rrezikojnë. Lojtari do të jetë jashtë fushës për disa javë, ndërsa është në dyshime edhe për përballjen ndaj Southamptonit.
Liverpoolin e pret një orar shumë i ngjeshur, ngase përballet me Real Madridin në Ligën e Kampionëve dhe Manchester Cityn brenda katër ditëve.
Alexander-Arnold pritet të jetë gati për skuadrën madrilene, por nuk dihet nëse Slot mund ta rrezikojë.
26-vjeçari ka pasur probleme në gju edhe sezonin e kaluar mirëpo këtë sezon duket se është rikthyer në formë, duke qenë titullar në secilën ndeshje, ku Liverpooli i ka fituar 14 nga 15 të mundshme.
Problemi i vetëm për Liverpoolin mbetet kontrata e Alexnader-Arnoldit, e cila skadon në qershor dhe spekulimet po vazhdojnë ta dërgojnë te Real Madridi.