Liverpooli fiton bindshëm ndaj Brentfordit - NACIONALE

Liverpooli fiton bindshëm ndaj Brentfordit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Liverpooli ka shënuar fitore të madhe ndaj Brentfordit, me rezultat 4:1, duke u larguar nga vendi i dytë me pesë pikë epërsi tani, ndonëse ka dy ndeshje më shumë të zhvilluara se Manchester City që mban atë vend në renditje.

Skuadra e Jurgen Klopp ishte për një nuancë më e mirë në fushë, ndonëse edhe vendasit patën shumë raste të krijuara, por për dallim nga liderët ata nuk i konkretizuan.

Darwin Nunez shënoi për 1:0 në minutën e 35-të, i asistuar nga Diogo Jota, me të cilin rezultat u mbyll pjesa e parë.

10 minuta pasi filloi pjesa e dytë, Mac Allister shënoi për 2:0, Salah asistoi.

Mohamed Salah që u kthye nga lëndimi dhe hyri në fushë në minutën e 44-të pas lëndimit të Jotës, shënoi golin për 3:0 në minutën e 68-të.

Ivan Toney ngushtoi rezultatin në 3:1, kur shënoi gol në minutën e 75-të.

Cody Gakpo shënoi për rezultatin përfundimtar 4:1, kur u asistua nga Luis Diaz.

Liverpooli me këtë fitore shkon në kuotën e 57 pikëve pas 25 ndeshjeve, pesë pikë më shumë se Manchester City e Arsenali, që kanë dy dhe një ndeshje më pak të zhvilluar, respektivisht.

Lajme të ngjashme