Liverpooli e ‘shkatërron’ Tottenhamin, kualifikohet në finale të EFL Cup - NACIONALE

Liverpooli e ‘shkatërron’ Tottenhamin, kualifikohet në finale të EFL Cup

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Liverpooli e ka përmbysur epërsinë ndaj Tottenhamit në gjysmëfinalen e dytë, për ta siguruar biletën për në finalen e EFL Cup.

“Reds” pësuan humbje me rezultat 1:0 në sfidën e parë, por që në “Anfield” fituan thellë 4:0 për t’u kualifikuar në fazën tjetër.

Liverpooli e nisi mjaftë mirë duke shënuar përmes Dominik Szoboszlai mirëpo që u anulua për pozitë jashtë loje.

Ishte Cody Gakpo që e zhbllokoi rezultatin me një gol të bukur pas asistimit fantastik të Mohamed Salah (34’).

Kurse, vetë Salah realizoi nga pika e bardhë për ta përmbysur epërsinë (51’).

Liverpooli vazhdoi të dominojë, ku Dominik Szoboszlai realizoi një gol fantastik për të qetësuar edhe më shumë tifozët në “Anfield” (75’).

Fitoren e thellë të Liverpoolit e vulosi kapiteni Virgil van Dijk, për të shënuar me kokë pas harkimit të Alexis Mac Allister (80’).

Liverpooli në finale do të përballet me Newcastle Unitedin, që të mërkurën e eliminoi Arsenalin.

Lajme të ngjashme