Liverpooli e do yllin e Bayernit si pasues të Alexander-Arnold - NACIONALE

Liverpooli e do yllin e Bayernit si pasues të Alexander-Arnold

1 vit më parë

nga NACIONALE

Liverpooli po e konsideron një lëvizje për yllin e Bayern Munichut Joshua Kimmich si zëvendësues potencial për Trent Alexander-Arnold.

Ylli anglez ka hyrë në gjashtë muajt e fundit të kontratës dhe është i lirë për të negociuar me klubet jashtë Anglisë.

Me Alexander-Arnold që po shkon drejt Real Madridit, “Reds” kanë nisur punën për të gjetur pasuesin adekuat, ndërsa sipas “Bild”, Kimmich shihet si zëvendësuesi potencial.

Kimmich, njësoi si Alexander-Arnold, është në gjashtë muajt e fundit të kontratës kurse ende ka dyshime nëse do të qëndrojë te Bayern Munichu.

Bayerni në fakt disa herë diskutoi me Kimmich për rinovimin e mundshëm, por dështoi të arrinte marrëveshje.

Duke folur në dhjetor, Kimmich insistoi se zgjidhja do të gjendet në muajt e ardhshëm.

Nuk do të presë deri në verë. Do të ulëm në dimër dhe të provoj të shoh foton më të madhe. Në janar, do të marrë vendimin e duhur”, tha ai për “ZDF”.

Lajme të ngjashme