Liverpooli e Chelsea nuk lejojnë befasi, kalojnë lehtësisht në 1/16 e finales së Kupës FA - NACIONALE

Liverpooli e Chelsea nuk lejojnë befasi, kalojnë lehtësisht në 1/16 e finales së Kupës FA

1 vit më parë

nga NACIONALE

Liverpooli e Chelsea kanë shënuar fitore të thella, duke kaluar me lehtësi tani në 1/16 e finales së Kupës FA.

Liverpooli e mposhti 4:0 Accringtonin, ndërsa skuadra londineze triumfoi 5:0 ndaj Morecambes.

Lideri i Premierligës dhe Ligës së Kampionëve hyri në këtë përballje me pothuajse krejt formacionin e dytë, por ashtu siç pritej e dominoi tërësisht takimin.

Diogo Jota e hapi serinë e golave, kur shënoi për 1:0 në minutën e 29-të, ndërsa në minutën e fundit të pjesës së parë Alexander-Arnold e dyfishoi epërsinë.

Dann shënoi për 3:0 në minutën e 76-të, kurse Federico Chiesa e realizoi golin e parë me fanellën e Liverpoolit, për rezultatin përfundimtar 4:0 në minutën e fundit.

Me fitoren bindëse 4:0, Liverpooli kalon tutje në 1/16 e finales së Kupës FA.

Ashtu si skuadra e Arne Slot, edhe Chelsea fitoi me dominim.

Nkunku gaboi nga penalltia në minutën e 17-të, por për 1:0 shënoi Adarabioyo pesë minuta para fundit të pjesës së parë, rezultat me të cilin u mbyllën 45 minutat.

Nkunku e dyfishoi epërsinë pesë minuta pas fillimit të pjesës së dytë, ndërsa Adarabioyo e shënoi golin e dytë personal për rezultatin 3:0 në minutën e 70-të.

Joao Felix shënoi dy gola të shpejtë për rezultatin përfundimtar 5:0. Fillimisht shënoi në minutën e 75-të, e pastaj edhe dy minuta më vonë.

Edhe Chelsea me këtë fitore e siguron kalimin në 1/16 e finales së Kupës FA.

Lajme të ngjashme